Lajmet e fundit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku raportohet që djali e ka vrarë babain e tij.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Prizren, Shaban Osmanollaj.
"Sot me datë 25 dhjetor 2020 rreth orës 13:55, një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se në lagjen Dardani, Rruga "Nazim Kokollari" është duke ndodhur një rast dhune në familje, ku djali është duke i sulmuar prindërit".
"Patrulla policore ka arritur në vendngjarje dhe kanë arrestuar personin e dyshuar M. H rreth 30 vjeçar i cili e ka sulmuar prindin e tij me thikë. Si pasojë e plagëve të marra viktima (prindi) përkatësisht babai rreth 50 vjeçar ka ndërruar jetë. Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalur në vendin e ngjarjes", ka thënë Osmanollaj.
Fotografi nga vendi i ngjarjes