Lajmet e fundit
Një person ka qëlluar me sopat mbi të vëllanë e tij mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Krimi ka ndodhur në fshatin Shushicë dhe mendohet se ka ardhur pas një konflikti për pronësinë

Sipas policisë, viktima është Rexhep Terziu, dyshohet se u vra me sopatë nga vëllai i tij Ibrahim Terziu, 52 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, policia po heton për zbardhjen e plotë të vrasjes,transmeton Lapsi.al.