10.08.2018 · përditësuar para 2914 dite1 min lexim
Një 53-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen Guerile të Shkodrës.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 minuta, ku viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet F.L., 53 vjeç.
Menjëherë kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Më pas, policia ka gjetur në fshatin Dobraç një mjet tip Benz, i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.