Lajmet e fundit

Në bisedë për Alsat, banorët e Dibrës shprehen se familja Pocesta njihet si familje e qetë dhe e respektuar, dhe se vrasja i ka befasuar të gjithë. Familjarët e tyre sqarojnë se trupat e të vrarëve janë gjetur thuajse 24 orë pas aktit. Pasi ata nuk ishin paraqitur në një aheng dasme, të afërmit e tyre kanë shkuar në shtëpinë e tyre. Kanë vërejtur se një prej dritareve është e hapur, nga ku janë ngjitur me shkallë për të parë pamjen e tmerrshme, transmeton Klan Kosova.
Jozyrtarisht flitet se vrasja është kryer nga një i afërm i familjes Pocesta dhe si arsye pretendohet të jetë një mosmarrëveshje familjare për pronë, respektivisht për një rrugë që kalonte përskaj shtëpisë së tyre. Nga policia nuk konfirmojnë se kush e ka kryer vrasjen por thonë se i dyshuari është në arrati dhe po e kërkojnë atë.
Tani për tani, një autor i panjohur ka shtënë në drejtim të çiftit dhe vajzës së tyre 14-vjeçare. Vrasja është kryer me armë zjarri pistoletë nga autori deri më tani i panjohur. Po ndërmerren masa të gjera për të gjetur kryerësin, gjegjësisht zbardhjen e plotë të rastit. Besoj se së shpejti do të gjendet autori i vrasjes dhe do të dalë para drejtësisë “- tha Stefan Dimovski, zëdhënës i MPB-së Ohër.
Në 100 vitet e fundit kjo është vrasja e parë e tillë në Dibër.