Lajmet e fundit

Një grua ka vdekur në vendin e ngjarjes , ndërsa një tjetër rrugës për në spital pas të shtënave në afërsi të fshatit Turi në rrugën rajonale Bujanoc-Gjilan.
Siç raporton portali bujanovacke.co.rs duke iu referuar burimeve në këtë rast është plagosur edhe një vajzë e cila është transportuar me ambulancë në Nish, ndërsa nuk dihet ende për gjendjen e saj, transmeton Klan Kosova.
Nuk dihen as rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe identiteti i viktimave.