Lajmet e fundit

Përleshja me thika që ndodhi ditën e sotme në Lipjan, la një person të vdekut dhe një tjetër të plagosur.
Klan Kosova mëson se dy personat e përfshirë në këtë ngjarje kishin lidhje familjare, më konkretisht ishin dajë dhe nip.
Gjithashtu bëhet e ditur se motivi i përleshjes që përfundoi me fatalitet ishin çështjet pronësore, njofton Klan Kosova.
Një gjë e tillë u konfirmua nga Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Bashkim Bytyqi.
Personi që mbeti i plagosur nga kjo përleshje aktualisht është duke u trajtuar në QKUK.
https://klankosova.tv/vdes-nje-person-ne-lipjan-pas-perleshjes-me-thika-dhe-mjete-te-forta/?fbclid=IwAR1HhdTgXFiEvaLSMozSgXglsBpCaCSxgG_1ZzWC3kyHLZmu3hoJQM06EU4