Lajmet e fundit

Policia e Kosovës përmes një kumtese për media ka dhënë detaje lidhur me vrasjen që ka ndodhur mesnatën e së dielës në Deçan.
Sipas policisë, një pjestar i saj gjatë kryerjes së detyrës ka përdorur armën e tij zyrtare me qëllim të parandalimit të sulmit ndaj tij, nga i dyshuari shtetas i Kosovës I.L.(1988) tani viktimë.
"Përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor të cilët në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se viktima kishte shenja jete, dhe me emergjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, por në ketë siptal i njëjti kishte ndërruar jetë, sipas njoftimit të ekipit mjekësor".
"Lidhur me rast janë njoftuar prokurori i shtetit, Inspektorati Policor i Kosovës, Njësitet relevante të PK-ës të cilët iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, me të cilin vend gjatë këqyrjes ka udhëhequr prokurori shtetit".
Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës në koordinim me prokurorin e shtetit për të ndriçuar të gjitha rrethanat se si ka ka ndodhur ngjarja, transmeton Klan Kosova.