Lajmet e fundit

Në Bergamo të Italisë është arrestuar Musli Morina, 20 vjeçari kosovar si i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Erionit të të njëjtës moshë.
Disa orë pas zbulimit të trupit të pajetë të 20 vjeçarit në lumin e qytetit Calcio në komunën e Bergamos premten në mëngjes - kushëriri i tij përfundoi në pranga.
Sipas mediave italiane, vrasja dyshohet të ketë ndodhur në kulmin e një grindjeje të ndodhur në rrugë: ku duket se viktima kishte kaluar mbrëmjen e së enjtes në shoqërinë e vrasësit të tij në një zonë lokale. Por motivi, si dhe shkaku i saktë i vdekjes së Erionit, mbeten ende për t`u sqaruar, transmeton Klan Kosova.
Sipas raportimeve të mediave të atjeshme, fatale për të riun nga Kosova duket të ketë qenë një goditje e shkaktuar me një objekt të mprehtë gjatë mosmarrëveshjes, ose traumat e raportuara gjatë rënies në lumin që përshkon komunën e Bergamos.