Lajmet e fundit

Policia e Fierit ka vënë në pranga Ari Alinanin, shokun e Nelgert Patës i cili mbeti i vrarë pas një atentati të dielën.
Alinani ka qënë bashkë me Patën në makinë në momentin e atentatit dhe ndaj tij dyshohet se ka penguar zbulimin e të vërtetës. Aktualisht, Alinani ndodhet në dhomën e paraburgimit në spitalin e Fierit pasi mbeti i plagosur nga ngjarja, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova.
Nelgert Papa mbeti i vrarë pasi iu organizua një pritë në rrugën Fier-Seman. Pata u qëllua me breshëri automatiku. Viktima jetonte në ilegalitet prej muajit gusht kur i kishte shpëtuar një tjetër atentati.