Lidhur me atentatin e ndodhur javë më parë në Shkodër ku u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, është arrestuar edhe një tjetër burrë përpos policëve që dyshohen se e lanë të arratisej personin e tretë që mendohet se ishte në veturë.
I prangosuri tjetër u kap nga organet e rendit pasi po dyshohet se është autori i grabitjes së veturës Range Rover, me të cilën mendohet se lëvizën vrasësit e Lucit e Bushatit, automjeti u gjet i djegur menjëherë pas atentatit.
Top Channel, raporton se hajduti i dyshuar u arrestua 2 javë më parë, mirëpo grupi hetimor e ka mbajtur të fshehur këtë informacion me arsyetimin se kjo mund t’i ndihmojë ata në zbardhjen e vrasjes.
Pavarësisht se i dyshuari për vjedhjen e makinës është marrë disa herë në pyetje, ai nuk ka pranuar të tregojë diçka më shumë mbi autorët e masakrës së Dobraçit me 4 viktima, përcjell Klankosova.tv.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.