24.02.2017 · përditësuar para 2833 dite1 min lexim
Qindra lexues u mblodhën në librari anembanë Japonisë të premten, për të blerë novelën e fundit të autorit të njohur, Haruki Murakami.
"Vrasja e kryekalorësit", është novela me e re e shkrimtarit japonez.
Mediat në Japoni kanë shkruar se në edicionin parë të saj, janë shtypur rreth një milion kopje të këtij libri, gjë që është e rrallë në mesin e botuesve, njofton Klan Kosova.
Karriera e Murakamit filloi me romanin “Dëgjojeni erën të këndojë”, ndërkaq ai u bë sensacion kombëtar në vitin 1987 me publikimin e librit “Pylli norvegjez”, novela e tij më reale, e cila më vonë u bë edhe film.
Libra të tjerë nga Murakami:“E dashura ime Sputnik”
“Kronikat e Zogut Kurdisës”
“Kafka në breg”
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.