Mbreti i Arabisë Saudite emëroi të enjten një ish-ministër të financave, si të ngarkuar për punë të jashtme, duke synuar përmirësimin e imazhit të mbretërisë.
Krejt kjo ndodhi pas krizës së shkaktuar nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi dhe ngjarjeve në luftën e Jemenit.
Qeveria saudite po përballet me kritika të ashpra ndërkombëtare për vrasjen e gazetarit arabo-amerikan Khashoggi, brenda konsullatës saudite në Stamboll, më 2 tetor të këtij viti.
Rijadi gjithashtu është përballur me një skepticizëm në rritje rreth ndërhyrjes së tij në Jemen, ku Kombet e Bashkuara thonë se miliona njerëz mund të vdesin nga uria për shkak të ndërprerjes së linjave të furnizimit nga një luftë e udhëhequr nga Sauditët, kundër lëvizjes Houthi që kontrollon kryeqytetin.
Ngjarjet kanë dëmtuar rëndë reputacionin e djalit dhe trashëgimtarit të mbretit Salman, princit të kurorës Mohammed, 33 vjeç, i cili është i gatshëm të pasojë babain e tij në transferimin e parë të gjeneratave të pushtetit të mbretërisë, për më shumë se 65 vjet.
Në një riorganizim të kabinetit, Ibrahim al Assaf, i cili shërbeu si ministër i financave për 20 vjet dhe ka përfaqësuar Arabinë Saudite në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, u emërua për të marrë përsipër detyrën si ministër të jashtëm, nga Adel al-Jubeir.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.