Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka ngushëlluar familjen e Faruk Isufit, i cili u privua nga jeta nga vëllai I tij në Bokshiq të Klinës.
“Faruku ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si atdhetar i madh që ishte, ai dha një kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës.Të gjithë ne që e njohëm do ta kujtojmë si një person të respektuar dhe të dashur. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur!U prehte në paqe”, ka shkruar ai në Facebook.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.