Lajmet e fundit

Nëna e djaloshit tre vjeçar i cili ra brenda ambientit të kopshtit zoologjik Cincinnati, në SHBA, nuk do të përballet me akuza.
Këto deklarime i dhanë autoritetet si dhe prokurorët në SHBA, njofton Klan Kosova.
Disa ditë më parë, djali kaloi gardhin dhe u fut në një hendek me ujë, ku u rrëmbye nga gorilla.
Policët në kopshtin zoologjik thanë se ishin të detyruar të qëllonin mbi gorillën pasi “situata u bë kërcënuese për jetën e djalit” ndërkaq reagime të shumta arritën menëjëherë ku thuhej së nëna e tre vjeçarit duhej të akuzohej përshkak se ajo ishte përgjegjsia kryesore ndaj fëmijës së saj, njofton Klan Kosova.