Lajmet e fundit

Vrasja e gazetarit suadit Jamal Khashoggi ishte planifikuar ditë më parë, tha presidenti turk, duke iu drejtuar deputetëve nga partia e tij në pushtet,Partia për Drejtësi dhe Zhvillim .
Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia kishte mbledhur prova të forta për të treguar se kritiku saudit ishte vrarë në një vrasje me paramendim dhe "të egër" në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.
Ai gjithashtu bëri thirrje që të dyshuarit të gjykoheshin në Stamboll.
Kreu i shtetit turk kërkoi nga Arabia Saudite që të jap përgjigje se ku ishte trupi i Khashoggit dhe se kush e urdhëroi operacionin, transmeton Klan Kosova.
Erdogan konfirmoi se 18 vetë u arrestuan në mbretëri për rastin. Sidoqoftë, ai nuk ka dhënë asnjë detaj për provat e mbledhura për vrasjen.
Numri një i Turqisë nuk përmendi ndonjë audio ose video që qarkulluan në media në ditët pas zhdukjes së gazetarit.
Presidenti Erdogan tha se tre ekipe të 15 shtetasve sauditë kishin ardhur në Stamboll në fluturime të veçanta në ditët dhe orët që çuan në vrasjen e gazetarit./klankosova.tv/.