Lajmet e fundit

Në orët e para të ditës së tetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës në një ndërtesë afër stacionit të autobusëve në Prishtinë nuk kishte festë.
Fqinjtë e viktimës, Dafina Zhubi, nga kati i nëntë i kësaj ndërtese nuk deshën të flasin para kamerës, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, njofton Klan Kosova.
Por prapa sasj thanë se ajo ditë ka qenë e tmerrshme.
Këtu policia ka gjetur edhe armën me të cilën dyshohet se është kryer vepra.
Trupi i 35 vjeçares nga Gjakova, doli nga banesa e nënës së saj, në rrugën Marin Barleti, rreth orës 15:00, të premten, për t'u nisur në varreza.
As nëna dhe babai i së ndjerës nuk pranuan të flasin. Në heshtje u kryen të gjitha procedurat e varrimit.
Por një fqinj i saj në Gjakovë ka fjalë të mira për të.
Merret vesh se e ndjera ka qenë në lidhje me të arrestuarin, Astrit Dibra, qe dy vjet.
Ata festuan bashkë ditën e shën Valentinit, 3 ditë para ngjarjes tragjike.
Kronikë e Blerta Ahmetit.