Lajmet e fundit

Një person është arrestuar këtë të mërkurë në lidhje me vrasjen e ndodhur 3 ditë më parë në lagjen “Partizani” të qytetit të Vlorës, ku gjetën vdekjen shtetasit Ilir Deromemaj dhe Dhimiter Cami, ndërsa shtetasi Krenar Runaj mbeti i plagosur.
Policia ka bërë të ditur se kanë vënë në pranga shtetasin Partizan Duraj, 42 vjeç, banues në fshatin Frakull, Fier, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.
Policia ka bërë të mundur gjithashtu sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të 2 automjeteve plotësisht të djegura, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autorët për realizimin e këtij akti kriminal: Mjeti foristrade tip “Jeep”, me targë AA210FS, i cili rezulton i vjedhur para 2 muajve në Fier. Mjeti “Ford Focus”, i cili nga verifikimet e kryera dyshohet se është poseduar nga shtetasi Partizan Duraj nga Fieri, shkruan Top Channel.
Nga hetimet e kryera, Policia ka konstatuar se mjeti i dytë i përdorur nga ky shtetas, dyshohet se i është shitur disa personave të paidentifikuar nga ky i fundit, duke fshehur kështu identitetin e autorëve.