Lajmet e fundit

Në qershorin e vitit të kaluar, një ngjarje tragjike tronditi Gjakovën, kur dy vëllezërit Haxhi dhe Blerim Islamaj u qëlluan për vdekje.
Konflikti dyshohet se kishte nisur për çështje pronësore, njofton Klankosova.tv.
Sipas vëllaut të viktimave, i ftuar në emisionin "Kosova Today" në Klan Kosova, tregoi se prona në fjalë ishte blerë dhe kishte kaluar në proces gjyqësor në Gjakovë për 12 vite.
Situata u tensionua kur dikush tjetër pretendoi pronësinë dhe organizoi një takim ku vëllezërit Islamaj u thirrën.
Ajo që fillimisht dukej si një bisedë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes përfundoi në një pritë vdekjeprurëse, ku të dy vëllezërit u qëlluan.
Ndiqni kontekstin e plotë të ngjarjes, në videon më poshtë: