FBI-ja do të mbajë një konferencë për shtyp ku pritet të bëjë përditësimin e fundit mbi rastin e vrasjes së Charlie Kirk gjatë një aktiviteti në Utah.
Kjo konferencë vjen ndërsa policia është ende duke kërkuar të dyshuarin për rastin e vrasjes së të mërkurës mbrëma, transmeton Klankosova.tv.
Konferenca do të fillojë pas pak dhe do të mbahet nga agjenti special i FBI-së përgjegjës për hetimin, si dhe Komisioneri i Utah, Beau Mason.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.