Ministrja e Drejtësisë së Shqipërisë, Etilda Gjonaj ka dënuar vrasjen e një dite më parë në Tiranë të një 21-vjeçareje nga Fieri, studente në Drejtësi.
Siç bën të ditur policia, paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa e 23-vjeçarit për lidhje me studenten 21-vjeçare, e cila e ka refuzuar.
Nisur nga ky fakt ministrja Gjonaj përmes statusit të saj në Twitter apelon për përkrahje të çdo gruaje që është në situatë dhune.
“Tragjike! Jeta e një vajze u pre në mes nga dora gjakatare e një burri! Ariela Murati, studentja e Fakultetit të Drejtësisë, një tjetër viktimë e dhunës në shoqërinë shqiptare. Të gjithë bashkë, të mbrojmë dhe përkrahim çdo grua në situatë dhune #NdalKrimit #PërqafoJetën”, shkruan ajo.
Sipas policisë, shqiptare dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë të së dielës ishte kërkesa e 23-vjeçarit për lidhje me studenten 21-vjeçare, e cila e ka refuzuar.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.