Lajmet e fundit

“Pas përfundimit të orarit të punës në Kaçanik, rreth orës 22:54, ai u nis drejt banesës së tij, por nuk arriti kurrë në destinacion. Arsyeja ishte se u privua nga jeta me armë zjarri nga i mituri Rejhan Bela”, deklaroi prokurori Rrahmani.Ai shtoi se analiza e pamjeve të kamerave të sigurisë ka mundësuar identifikimin e personave të përfshirë në rast.
“Sipas provave të siguruara, Rejhan Bela është autori i drejtpërdrejtë i vrasjes, ndërsa pesë të pandehurit e tjerë kanë vepruar në bashkëkryerje, duke i ofruar ndihmë para, gjatë dhe pas ekzekutimit të krimit”, tha Rrahmani.Megjithatë, ashtu si në seancën fillestare, të gjashtë të akuzuarit Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamant Gashi, janë deklaruar sërish të pafajshëm ndaj akuzave që rëndojnë mbi ta. Rreshteri i Policisë së Kosovës, Muhamet Lika, u vra më 1 prill 2025 në Kaçanik, pak çaste pasi kishte përfunduar orarin e punës. Ai u qëllua me armë zjarri teksa po hynte në ndërtesën ku banonte. https://klankosova.tv/nis-gjykimi-per-vrasjen-e-policit-muhamet-lika-pritet-deshmia-e-12-personave/