Ka nisur protesta e paralajmëruar pas vrasjes të 14-vjeçarit Martin.C nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Prindër të nxënësve e qytetarë janë mbledhur në një protestë pranë shkollës ku me lot në sy kanë shprehur indinjatën e tyre lidhur me ngjarjen. Një nga të pranishmet u shpreh se shteti duhet të marrë masa për këtë ngjarje duke kërkuar dënim kapital për autorët.
https://www.youtube.com/watch?v=qKpe88ZkZYs
Pasi kanë protestuar pranë shkollës qytetarë e prindër janë nisur në një marshim drejt Ministrisë së Arsimit./Euronews.al/.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.