Lajmet e fundit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se me aktvendim të prokurorit nga Departamenti për të Mitur, është ndaluar i dyshuari (i mitur), i moshës 15 vjeç, për shkak të dyshimit se gjatë ditës së djeshme në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë, ka privuar nga jeta me thikë tani të ndjerin (i mitur), i moshës 14 vjeç.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.
Më poshtë e gjeni raportimin e Klan Kosova rreth kësaj ngjarjeje: