Lajmet e fundit

Sipas informacioneve të siguruara nga Klan Kosova, një i ri ka vrarë aksidentalisht babanë e tij. Bëhet fjalë për Erdonit Hasanramajn, ndërsa viktima është Shpend Hasanramaj, raporton Klankosova.tv.
Policia ka konfirmuar për redaksinë se në lidhje me rastin është sekuestruar edhe një armë zjarri, ndërsa i dyshuari, djali i viktimës, është arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:43.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se prokurori i shtetit dhe njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e këtij rasti tragjik.
“Po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, deklaroi Nikçi.