Lajmet e fundit

Farkhunda, ishte një grua afgane, e cila u akuzua gabimisht për shkatërrimin e librit të shenjtë, u vra në qendër të Kabulit, në mars të këtij viti.
Katër burra të cilët fillimisht u dënuan me vdekje, i’u anulua ky dënim, dhe tanim do të vuajnë 20 vite burg.
Një turmë kishte sulmuar Farkhundën, pasi një shitës tregu në mënyrë të gabuar e kishte akuzuar atë për djegien e Kur’anit, raporton The Guardian, transmeton Klan Kosova.
Ajo u rrah, u dogj e më pas është hedhur në lumë.
Vrasja kishte tronditur afganët, dhe shkaktoi protesta të shumta, të cilët përdornin një maskë të përgjakur të fytyrës së Farkhundës.
Tre nga katër burrat të cilët u akuzuan që e kishin vrarë Farkhundën, në maj u dënuan me vdekje.
Por ky dënim është ndryshuar me 20 vjet burg për tre burrat, kurse njëri prej tyre me 10 vjet.
Vëllau i Farkhundës, Najibullah, e ka kundërshtuar këtë vendim.
“Kjo nuk është gjykatë, është vetëm një shfaqje”, është shprehur Najibullah për BBC.
Gjithashtu një gazetar në Kabul, është shprehur se ky është dënimi më i vogël i mundshëm për këta vrasës.
Sipas tij, gjykata nuk e ka marrë vrasjen seriozisht.
Vrasja e Farkhunës, i kishte shokuar afganët, por disa figura publike dhe fetare, ishin shprehur se nëse ajo me të vërtetë e ka dëmtuar librin e shenjtë, atëherë vrasja është e justifikueshme.