Lajmet e fundit

Japonezi i cili ka pranuar se ka vrarë 19 persona në një shtëpi të kujdesit për personat me aftësi të kufizuara mendore, është paraqitur sot para prokurorit për t`u marrë në pyetje, ku nga kamerat e mediave japoneze është kapur duke qeshur derisa dërgohej në zyrën e prokurorit.
Policia e shoqëroi atë nga stacioni policor në furgon, në të cilin pasi u fut e hoqi xhaketën të cilën e mbante mbi kokë dhe buzëqeshi para kamerave, raporton AFP.
I dyshuari 26-vjeçar, Satoshi Uematsu gjatë sulmit që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të ditës së djeshme brenda vetëm 40 minutash vrau me thikë 19 persona, ndërsa plagoi 25 të tjerë, kanë bërë të ditur autoritetet e Perfekturës së Kanagawas, transmeton Klan Kosova.
Vrasësi u dorëzua në polici dy orë pas sulmit .
Ai kishte punuar në institucionin ku i kreu vrasjet deri në muajin shkurt, por u shkarkua pasi i paraqiti një letër Parlamentit bashkë me një plan për t`i sulmuar dy institucioneve për të meta mendore dhe tha se "duhet të zhduken" të gjithë personat me aftësi të kufizuara, transmeton Klan Kosova.