Lajmet e fundit

56-vjeçari Ruzhdi Aishta ishte një i sëmurë mendor. Për këtë arsye ai ishte kuruar në Spitalin Psikiatrik. Aishta ishte një prej personave më problematik të fshatit Obot i Ri dhe fshatrave përreth. Jetonte i vetëm fqinjët e përshkruajnë si agresiv.
Me fqinjin 21-vjeçar që plagosi mbrëmë, duke e qëlluar me automatik nga ballkoni i shtëpisë së tij, kishte probleme të hershme për deformimin e një gardhi. Pas ekzekutimit të tij nga forcat RENEA prokuroria po heton procedurat e daljes nga Spitali Psikiatrik.
Mësohet se pjesë e hetimit do të jenë edhe reagimet e policisë, pasi fqinjët thonë se i kanë njoftuar forcat e rendit disa herë për sjelljen agresive të 56-vjeçarit që pas plagosjes së fqinjit, vrau komandantin e grupit të FNSH-së së Shkodrës, Simon Gjeta. Lapsi.al