Lajmet e fundit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj fundjave në vendin do të mbajë mot me vranësira të dendura të shoqëruar me reshje shiu dhe vende-vende do të krijohen kushte për shkarkime rrufesh.
"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 12m/s", theksohet në një njoftim të IHMK-së, transmeton Klan Kosova.