Gjatë ditës së enjte, në rrjetet sociale është publikuar një video-incizim i një automjeti duke qarkulluar në kah të kundërt në autostradën “Arben Xhaferi”.
Policia ka identifikuar shoferin e automjetit, ndaj të cilit ka shqiptuar gjobë prej 500 eurove, pesë pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit për një vit, transmeton Klankosova.tv.
"Me datën 23.01.2025 në rrjete sociale është publikuar një video-incizim i një automjeti duke qarkulluar në kahje të kundërt në Autostradën “Arben Xhaferi”. Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me stacionin Policor - Hani i Elezit ka identifikuar shoferin që ka drejtuar mjetin në kahjen e kundërt, i njëjti është gjobitur me 500€, 5 pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj", thuhet në njoftimin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.