Lajmet e fundit

Votuesit këtë vit janë në kërkim të një lideri të fortë se sa në zgjedhjet e mëparshme presidenciale, sipas një sondazhi që ka dalë në mëngjes, rezultatet e të cilit do të mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme gjatë rrjedhës së ditës së zgjedhjeve, transmeton Klan Kosova.
Të pyetur se cila karakteristikë është më e rëndësishme për presidentin e ardhshëm, 36 për qind e votuesve thonë se ata duan një "lider të fortë", 29 për qind duan "një vizion për të ardhmen", 16 për qind duan dikë që "mendon për njerëzit si unë" dhe një tjetër 16 për qind thanë se ata duan dikë që “ndan vlerat e mia”.