17.10.2021 · përditësuar para 1750 dite1 min lexim
Ka votuar edhe kryetari aktual i Drenasit si dhe kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komunë.
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në zgjedhje, përcjell Klankosova.tv.
"Pas një fushate të shkëlqyer zgjedhore, jemi para sovranit, për votën e cila do të jetë përcaktuese e qeverisjes së ardhme katërvjeçare në komunën e Drenasit.Sot, jemi te burimi i demokracisë, te vota qytetare, e lirë dhe demokratike. Pres nga të gjithë ju me të drejtë vote, ta kryeni obligimin qytetar dhe kushtetues"
"Qytetarë, unë votova, dilni votoni, zgjedhin kryetarin dhe asamblisten ose asamblistin që do të përfaqësoj më së miri vullnetin dhe prioritetet tuaja", ka thënë Lladrovci.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.