Lajmet e fundit

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka votuar sot në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.
Ajo para të pranishmëve është shprehur se sot është ditë me rol, që përcakton fatin e komunave ku secili jeton, njofton Klankosova.tv.
''Detyrimi qytetarë për të kontribuar në demokracinë e vendit tonë nuk ka përfunduar me 17 tetor. Sot është një ditë po aq e rëndësishme, e cila përcakton fatin e komunave, ku secili prej jush, prej nesh jeton. Prandaj është shumë me rëndësi që sot votimit t’i përgjigjet secili qytetar''.
''Sikurse edhe në të kaluarën, sidomos në zgjedhjet që u mbajtën më 17 tetor, të kemi pjesëmarrje aktive të qytetarëve, që të kemi një proces pa asnjë incident, dhe po ashtu që ky proces të konsiderohet si demokratik dhe i lirë ashtu siç ndodhi edhe para një muaji përafërsisht''.
''Ju uroj të gjithë qytetarët për këtë ditë të rëndësishme, ndërkaq mijëra vëzhgues e komisioner, shumë policë të angazhuar dhe ju media ju falënderoj për punën që po bëni, në mënyrë që të drejtat e qytetarëve tanë për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur të realizohen në tërësi''.