14.05.2023 · përditësuar para 1160 dite1 min lexim
Ka përfunduar procesin e votimit në zgjedhjet lokale presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.
Gjatë deklaratës së tij për mediat, ai i ka bërë thirrje qytetarëve të bëjnë ndryshimin me anë të ushtrimit të së drejtës së votimit.
“Çdo shtetas i Republikës me të drejtë vote sot ka ditën që të mund të dëgjohet. Që vota e tij të dëgjohet fjala dhe pushteti i votës mund të bëje ndryshimin. Unë e kam thënë që këto votime nuk janë të partive, janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve”, tha presidenti shqiptar, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.
Begaj votoi në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.