Lajmet e fundit

Kujtim Gashi, ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka votuar sot bashkë me gruan e tij.
Gashi me anë të një postimi në rrjetin social tha se dita e sotme është vendimtare për të ardhmen e vendit, transmeton Klan Kosova.
“Prandaj i ftoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të dalin të votojnë, që me votën e tyre t’i japin rrugë hapjes së mundësive të barabarta për të rinjtë, zhvillimit ekonomik, zhvillimit të kulturës, sportit dhe sektorëve tjerë të vendit. Urime Kosovë”,ka shkruar Gashi në Facebook.