Lajmet e fundit

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është votuar bordi i përkohshëm mbikëqyrës i drejtorëve të "Trepçës".
Në përbërje të këtij bordi do të jenë: Sylejman Hyseni, Bahri Hyseni, Shyqri Kelmendi dhe Shyqri Sadiku.
Bordi u miratua pas propozimit të Ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari.
Ky emërim erdhi një javë pas shkarkimit të drejtorëve të ndërmarrjes "Trepça", njofton Klan Kosova.