Lajmet e fundit

Qendra më e madhe në pjesën jugore të Mitrovicës, në shkollën “Avdullah Shabani” tashmë është gati dhe i gjithë procesi për votim po zhvillohet siç duhet, njofton Klan Kosova.
Haki Shyti, menaxheri i kësaj qendre ka thënë për Klan Kosova se të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë.
“Gjithë përgatitjet janë bërë me kohë, kemi startuar mirë dhe shpresojmë që ky proves të rrjedhë tamam siç duhet dhe siç na ka hije”.
“Gjithçka po ecën më së miri, këtu do të votojnë 13.792 votues në 16 vendvotime”.