Lajmet e fundit

Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur shumica e deputetëve të kësaj partie si dhe Kryesia e saj.
Zyrtarisht është thënë se në këtë takim po diskutohet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Por Klan Kosova merr vesh se temë e takimit është seanca e nesërme konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Një burim i ka thënë televizionit se PDK është duke u munduar që t`i sigurojë votat për nesër ku në rend të ditës së seancës konstituive do të jetë votimi i Kryetarit të Kuvendit.
Kandidat për këtë post është Kadri Veseli nga koalicioni PAN.