Lajmet e fundit

Në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të drejtë vote patën edhe mbi 100 mijë serbë të cilët jetojnë në Kosovë.
Por ndonëse rezultatet e votave nxorrën fitues kandidatin Aleksandar Vuçiq, ende nuk dihet për kë kanë votuar serbët e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Kjo pasi mediat serbe raportojnë se votat dhe i gjithë materiali zgjedhor të cilët nga Kosova janë dërguar në Vranjë dhe Rashkë, ende nuk janë numëruar.
Por, bëhet e ditur po ashtu se nuk janë vetëm votat e serbeve të Kosovës të cilat ende nuk janë numëruar, rezultatet po priten edhe nga votat e të burgosurve dhe nga serbët e diasporës.