Lajmet e fundit

Sipas një studimi, një në tre gra mbi moshën 50 vjeçare nuk bën kontrollet e nevojshme të mitrës, gjë që duhet të bëhen çdo pesë vite, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Vonesa mesatare është shënuar dy vite megjithatë një në dhjetë gra vonojnë këto kontrolle edhe për pesë vite.
Studimi në fjale është zhvilluar nga "Jo's Cervical Cancer Trust" dhe janë intervistuar 1,000 gra mbi moshën 50 vjeçare.
Vonesat e tilla janë ndër faktorët kryesor të rrezikut në zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës.
Gjithashtu të gjeturat e këtij studimi tregojnë për mungesën e njohurive sa i përket rreziqeve të këtij kanceri.
Si rezultat i kësaj rastet e kancerit të qafës së mitrës do të rriten për 16% deri më 2040.