Kryeqendra evropiane do të jetë vendi, e mesdita e së enjtes koha.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, e cila e rimori këtë post rishtazi, do të jetë nikoqire e 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor në diskutimin për planin e rritjes, raporton Klan Kosova.
Në takim do flitet për agjendat e reformave të cilat, përjashto Bosnjën, 5 vendet e tjera i kanë dorëzuar në Komision si parakusht për t’i pranuar pagesat e para nga plani që u miratua nga BE-ja në maj të këtij viti.
Klani mëson se Kryeministri Albin Kurti do ta përfaqësojë Kosovën në këtë drekë, por ekonomistët s’presin përfitime të mëdha pa normalizimin mes Prishtinës e Beogradit.
Kronika e plotë në vijim:
https://youtu.be/_b9xQRy79fY
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.