Lajmet e fundit

Fadil Vokrri, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, e ka cilësuar si perfekte strategjinë e lojës së seleksionuesit të përfaqësueses kosovare, Albert Bunjakit.
Në ndeshjen e parë ndërkombëtare që Kosova ka pasur me Finlandën në eliminatoret për Kampionat Europian të vitit 2018, sipas Vokrrit futbollistët nga Kosova i tejkaluan pritjet e të gjithë atyre që ishin dyshues.
“Mediumet botërore i dhanë rëndësi ndeshjes duke marrë parasysh se asnjëri nga lojtarët e mëdhenj që i kemi nuk iu bashkëngjitën Kosovës. Të priturat e tyre ishin të mangëta. Këta djelmosha i dhanë përgjigjen më të mirë. Ka qenë ekip i cili në çdo moment ka ditur se çka dëshiron në këtë ndeshje.
“Bunjaki si trajner erdhi në një udhëheqje të ndeshjes në mënyrë të shkëlqyeshme. Strategjia e Bunjakit ka funksionuar perfekt edhe pse disa kanë qenë skeptik për të”, është shprehur Vokrri gjatë nj interviste në emisionin Zona B në Klan Kosova.