Lajmet e fundit
"Ne e kemi prioritet bujqësinë, sepse Vushtrria ka tokë të plleshme dhe bujqit tanë mund të kenë perspektivë. Bujqve do t'u mundësojmë mekanizëm më të mirë, farëra cilësore, subvencionim të derivateve dhe siguri për produktet e tyre"

Avdullah Vojvoda, kandidat i NISMËS për kryetar të Vushtrrisë, ka thënë se themel i planit të tij për qytetin është zhvillimi i bujqësisë, si bazë për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
Ai ka deklaruar se përveç zhvillimit të bujqësisë, mendon që të bëjë punë në rritjen e fondeve për arsim, rini dhe sport, si dhe në drejtim të një barazie sociale, njofton Klan Kosova.
"Programi ynë bazohet në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, bujqësinë, arsimin, rininë dhe sportin. Ne duam të krijojmë bazë të mirë për zhvillim dhe zbutje të varfërisë, barazi sociale dhe solidaritet shoqëror".
"Ne e kemi prioritet bujqësinë, sepse Vushtrria ka tokë të plleshme dhe bujqit tanë mund të kenë perspektivë. Bujqve do t'u mundësojmë mekanizëm më të mirë, farëra cilësore, subvencionim të derivateve dhe siguri për produktet e tyre".
"Mendojmë ta ndërtojmë edhe një objekt, ku do t'i strehonim ata që për momentin nuk kanë kulm mbi kokë". /klankosova.tv