Revista Vogue ka mbështetur Hillary Clinton në garën për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zgjedhjet e së cilës do të mbahen muajin e ardhshëm, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“Vogue nuk ka histori në mbështetje të kandidateve politik. Megjithatë duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj gare, dhe historinë që do të shënohet, mendojmë që kjo duhet të ndërroj” shkruan në editorialin e saj Vogue.
Kandidatja nga radhët e Demokrateve është në garë me Republikanin Donald Trump.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.