Lajmet e fundit

Alex Walker ka kaluar shumë kohë brenda dhe jashtë shtretërve të spitalit që kur u diagnostifikua me epilepsi sa ishte vetëm 11 muajshe.
Sa herë që Alex shkoi në spital, shoku i saj më i mirë - një ari ngjyrë kafe me emrin Bear Sky - shkoi me të.
"Ai më bën të ndjehem shumë e lumtur dhe nuk jam e frikësuar," thotë Alex, 7 vjeçe, për lodrën ia kishte dhuruar babi i saj.
Gjatë një vizite më të gjatë në spitalin në Cleveland, Alex vuri re se fëmijët e tjerë nuk kishin kafshë lodra për t'i përqafuar.
Alex u tha prindërve se ajo donte t'i sillte lodrat e saj nga shtëpia për t'ua dhënë fëmijëve të tjerë.
"Unë i thashë asaj se ndoshta nuk mund ta bëjmë këtë. Fëmijët janë të sëmurë dhe spitali nuk do të marrë sende të përdorura", thotë nëna e Alex.
Ajo kishte të drejtë. Fëmijët me sistem imun të komprometuar nuk mund të kenë lodra prej pelushi të përdorura, të cilat mund të mbajnë baktere, por spitali me kënaqësi do të pranonte lodra të reja.
Alex, asokohe 4 vjeçe, i mori dollarët qe kishte fituar për ditëlindje dhe paratë e tjera që ajo fitonte nga punët e vogla derisa arriti të kursente 65 dollarë. Pastaj, në vend që t'i shpenzonte ato në Chuck E. Cheese's, vendi i saj i preferuar, ajo donte të blinte lodra për fëmijët që kishte lënë në spital.
"Zemra ime u shkri", thotë nëna e saj.
"Unë u emocionova nga ajo që vajza donte të bënte në një moshë kaq të re".
Ajo solli vetëm 13 arinj në kthimin e saj të parë në spital, në disa raste direkt në shtretërit e fëmijëve.
Që nga ajo ditë tre vjet më parë, Alex ka arritur të blejë 400 lodra prej pelushi.