Lajmet e fundit

Një vajzë e vogël kishte humbur në ujërat e uraganit Harvey në Pearland të Teksasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një Samaritan i Mirë e incizoi vajzën teksa ajo ishte krejtësisht e vetëm, ndërsa prindërit e saj nuk e dinin se ajo po mungonte.
Më pas, ai ndalet dhe e pyet vogëlushen:
“Ku je duke shkuar?”
Ajo i përgjigjet diçka por ai nuk arrin ta kuptojë.
“Ku janë prindërit e tu?”, vijon ai me pyetjen tjetër.
“Prapa atje”, i përgjigjet ajo dhe bën me gisht kah shtëpia e saj.
“Ma trego. A mund të më tregosh se ku janë?”
“Po”
“Ku?” e pyet ai
“Mos ec këtej e vetme”, e këshillon më pas Samaritani i Mirë.
Në pjesën tjetër të videos, ai e pyet vogëlushen se ku i ka prindërit dhe nëse ata e dinë se ajo ka dalë jashtë, ndërsa vogëlushja e pohon atë.
Në fund, Samaritani i Mirë arrin t’i gjejë prindërit e saj dhe e kthen vogëlushen në shtëpi shëndosh e mirë.