Lajmet e fundit

Është arrestuar një grua myslimane që ka vjedhur pasaportën e motrës së saj binjake për të udhëtuar për në Siri.
Në janar të vitit të kaluar, Jamila Henry, ishte në mesin e katër grave të cilat u ndaluan në aeroportin e Heathrow të Londrës.
Por ky nuk ishte tentimi i vetëm i 22 vjeçarës, transmeton Klan Kosova.
Kjo sepse ajo prapë në maj bashkë me djalin e saj ka tentuar që të udhëtojë për në Siri, mirëpo prapë ky tentim i saj u pengua nga policia londineze.
Në telefonin e saj celular janë gjetur fotografi të ndryshme të njerëzve që mbanin armë dhe që e mbanin në duar flamurin e ISIS.
Por prapë Henry, ishte e vendos që të shkonte në destinacionin e saj.
Në mars të këtij viti, autoritetet turke i informuan homologët britanik, se motra e saj ishte ndaluar nën dyshimin se do shkonte për në Siri.
Mirëpo pas disa hetimeve u zbulua se ishte pikërisht Jamila Henry, ajo që po tentonte të i’u bashkonte terroristëve, por për të arritur qëllimin ajo kishte vjedhur pasaportën e motrës së saj binjake.
Motra e saj binjake Jalila, është shprehur se Jamila i kishte kërkuar asaj pasaportën sepse planifikonte të blinte disa aksesor.
Por, Jamila është shperhur se ajo nuk dëshironte të shkonte në Siri për t’u bashkuar me ISIS, por dëshironte të u ndihmonte fëmijëve që po vuanin.
Ajo ditën e premte është dënuar me një vit burg, dhe gjithashtu 40 ditë rehabilitim për veprën penale, paraqitje me identitet të rrejshëm.