Një burrë është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte vjedhur mjete të punës në një market nё fshatin Banjё-Istog, me vlerё rreth njё mijë euro.
Policia bën të ditur se sendet e vjedhura janё gjetur dhe janë sekuestruar, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit mjetet e vjedhura i janё kthyer pronarit.
Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48 orё.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.