Lajmet e fundit

Një 16-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, i dyshuar si autor i vjedhjes së një banesë më 1 mars të këtij viti.
Policia thotë se E.M., banues në Malecaj, dyshohet se është autor i vjedhjes së banesës së shtetasit Z.N, ku janë vjedhur dy armë gjahu, shkruan shekulli. Këto armë u gjetën në banesën e shtetasit E.M. pas kontrollit të ushtruar dhe identifikimit të tij si autor i dyshuar .
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.