Lajmet e fundit

Policia rajonale e Prizrenit ka arrestuar katër persona të dyshuar për një vjedhje të kryer më 7 maj në një treg të këtij qyteti.
Sipas policisë, ata kishin vjedhur 850 euro.
"Arrestimet janë kryer pas hetuesit kanë sigurua prova te mjaftueshme lidhur me ketë grup. Pas intervistave ,në prani të avokatëve mbrojtës, ballafaqimit me dëshmitë e rastit te gjithë kane pranuar ta kenë kryer veprën penale te vjedhjes se rende, ne lidhje me ketë është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor për 48 orë"
" Ndërkaq hetuesit po punojnë për gjetjen e sendeve te vjedhura qe lidhen me ketë raste.Po ashtu hetuesit policor gjate punës se tyre kanë arrit te njeri nga te dyshuarit e këtij rasti qe te gjejnë një kartëmonedhë prej 20 euro për te cilën dyshohet te jetë e falsifikuar dhe se te njëjtën e ka blerë nga njeri prej këtij grupi ne vlerë prej 10 euro. Ne lidhje me ketë rate është njoftuar prokurori i shtetit ku ndaj tij është hapur rasti i veçantë për ketë vepër", thuhet në një njoftim të policisë, transmeton Klan Kosova.