Lajmet e fundit

Partia e ish Kryeministrit Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE, në mënyrë të fuqishme i përgënjeshtron informacionet se kjo parti ka filluar bisedime me Bashkimin Demokratik për Integrim që në Butel të Shkupit në vend të kryqit të ndërtohet një park i tolerances.
Nga VMRO-DPMNE-ja kanë bërë të ditur se ata nuk janë kompetent që të flasin në emër të Kongresit botëror maqedonas dhe as nuk realizojnë negociata me askend, përfshirë këtu edhe Bashkimin Demokratik për Integrim.
Partia e ish Kryeministrit Gruevski, e dënon ashpër sjelljen vandale dhe të dhunshme të disa anëtarëve të BDI-së të cilët u përfshinë në incidentin e fundit në Butel të Shkupit.
VMRO-DPMNE i bën thirrje Ministrit Spasovski që të mos fshihet dhe MPB-ja të fillon procedurën kundër personave të cilët kanë prishur rendin dhe qetësinë, raporton Zhurnal.